Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa pret pjesëmarrësit nga Kosova në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës (ONM), e cila është mbajtur në Brazil.
Takimi mbahet në ndërtesën e Qeverisë, duke filluar nga ora 10:00.
Pjesëmarrësit e Olimpiadës Ndërkombëtare të Matematikës janë kthyer me rezultate të lakmueshme, duke përfshirë edhe medaljen e bronztë, në mesin e një konkurrence të më shumë se 100 shteteve.
Fitues i Medaljes së Bronztë në këtë Olimpiadë është Shend Zhejiqi, nxënës i Gjimnazit Matematikor të Prishtinës.