Telegrafi

Mustafa pret në takim Shefen e EULEX-it, Papadopoulou

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një takim përshëndetës ka mirëpritur Shefen e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Alexandra Papadopoulou.

Në një njoftim për media thuhet se gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale në vend me theks të veçantë për drejtësinë në Kosovë.

Kryetari Mustafa e falënderoi Papadopoulou për përkushtimin dhe angazhimin e saj në zhvillimin dhe fuqizimin e sundimit të ligjit.

Papadopoulou falënderoi kryetarin Mustafa gjatë kohës sa ishte kryeministër i Kosovës dhe tashmë si shef i opozitës për pritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës për një shtet ligjor dhe funksional. /Telegrafi/