Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka pritur në një takim lamtumirës, ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad.
Në njoftimin për media, gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale në vend, zgjedhjet e parakohshme dhe zgjedhjet e brendshme të LDK-së.
Kryetari Mustafa e falënderoi ambasadorin Sjaastad për përkushtimin dhe angazhimin e tij në zhvillimin e Kosovës dhe Norvegjinë për mbështetjen që i ka dhënë vendit.
Ndërsa, ambasadori Sjaastad falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës për një shtet zhvillimor. /Telegrafi/