Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se SHBA-të e kanë dhënë porosinë e qartë në lidhje me vendimin që duhet të marr Parlamenti i Kosovës për Demarkacionin.
Mustafa, përmes një postimi në Facebook, thotë se duhet votuar demarkacioni me Malin e Zi pasi SHBA edhe një herë e ka konfirmuar e kufiri i Kosovës me Malin e Zi është në rregull.
“Deklarata e SHBA-ve për ratifikimin e kufirit, është porosi e qartë e partnerit tonë strategjik për vendimin që duhet ta merr Parlamenti i Kosovës. SHBA-të konfirmuan edhe një herë se kufiri i Kosovës me Malin e Zi është në rregull. Ne duhet ta ratifikojmë marrëveshjen pa asnjë luhatje. IM”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/