Site icon Telegrafi

Mustafa: Po mos të ishin Policia dhe ndërkombëtarët treni do të vinte deri në Kaçanik

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, pasi që dëgjoi një debat të gjatë në seancën e Kuvendit tha se institucionet e Kosovës do të zbatojnë ligjin dhe Kushtetutën në tërë territorin e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës gjatë fjalës së tij tha se po mos të ishte Policia e Kosovës dhe ndërkombëtarët treni do të vinte deri në Kaçanik.

Mustafa tha se përderisa njësitet e Policisë kanë qenë në kufi me Serbinë, treni i nisur nga Beogradi nuk do të hynte me asnjë kusht.

Ai tha se Policia e Kosovës nuk ka dal atje për të bërë humor askënd, por për ta mbrojtur sovranitetin e shtetit të Kosovës.

Exit mobile version