Është vënë gurthemeli i pikës kufitare në Merdare në mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri i vendit, Isa Mustafa me këtë rast tha se kjo është rezultat drejtpërdrejt i dialogut afatgjatë.
Të pranishëm në ceremoninë e vënies së gurthemelimit ishin presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa, ministrja për Dialog, Edita Tahiri etj.
“Kjo është dëshmi që përmes dialogut t’i zgjidhim të gjitha problemet me fqinjët tonë. Falënderojmë Bashkimin Evropian (BE) për mbështetjen e këtij projekti”, tha Mustafa. /Telegrafi/