Kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se vlerësuar se temat e mëdha shtetërore zgjidhen me institucione të qëndrueshme dhe me njerëz që mendojnë për shtetin.
“Zgjidhja e çështjes serbe në Kosovë dhe e problemeve me Serbinë është nyje e perspektivës sonë evropiane dhe e stabilitetit afatgjatë.
Askush nga ne nuk e shfrytëzon pozitën e fuqisë dhe dominancës politike (sepse as që e ka – dhe mirë që nuk e ka ), si rasti i presidentit serb, për inicimin e dialogut të brendshëm, por mund të shfrytëzojmë diversitetin tonë të mendimit politik për të gjetur zgjidhjen më të mirë të përbashkët.
Janë disa tema të cilat nuk mund t’i përballojmë të ndarë dhe të fragmentarizuar. Temat e mëdha shtetërore zgjidhen me kujdes të madh dhe konsensus të gjere politik, me institucione të qëndrueshme dhe me njerëz që mendojnë për shtetin, në bashkëpunim me SHBA-të dhe me Bashkimin Evropian”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/