Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, përkujtoi në 19-vjetorin e vrasjes, veprimtarin Shaban Manaj.
Mustafa tha se Manaj ishte avokat, intelektual dhe patriot që i kushtoi tërë jetën çështjes kombëtare dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut.
“Shaban Manaj ishte udhëhequr nga idealet e Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova për liri, pavarësi, demokraci, atdhedashuri dhe tolerancë dhe me plotë meritë u dekorua me urdhrin ‘Hero i Kosovës’, për kontributin e dhënë për Kosovën në periudhat më të errëta të historisë sonë”, tha Mustafa.
Ai shtoi se LDK, Kosova dhe i tërë populli shqiptar do ta përkujtojmë përherë Shabanin dhe sakrificën e tij.