Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka përkujtuar veprën e Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe Familjes Jashari në 20 vjetorin e rënies së tyre.
Mustafa, që ndodhet për shërim jashtë vendit, përmes një postimi në Facebook, ka përkujtuar sakrificën dhe rënien e komandantit Legjendar dhe familjes Jashari.
“Lavdi për jetë e mot Komandantit Legjendar, Adem Jashari, Hamzë Jasharit dhe krejt Familjes Heroike Jashari që nuk kursyen asgjë për lirinë që sot e gëzojmë ne!”, ka shkruar Mustafa./Telegrafi/