Telegrafi

Mustafa përkujton gazetarin Ganimet Klaiqi

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa ka ngushëlluar familjen Klaiqi, duke thënë se është pikëlluar shumë nga lajmi për ndarjen nga jeta e gazetarit, Ganimet Klaiqi.

“Kam pas nderin ta njoh dhe të zhvillojë biseda me Ganimetin, kryesisht gjatë punës në Komunën e Prishtinës. I çiltër, modest në sjellje, e shumë i thellë dhe përmbajtjesor në mendime. Ngushëllimet më të sinqerta Familjes së nderuar Klaiqi. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/