Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka përkujtuar deputetin e Kuvendit të Kosovës, Agim Kikaj, i cili ndërroi jetë para dy vitesh, duke thënë se LDK-ja humbi veprimtarin e shquar politik dhe njeriun e mrekullueshëm.
“Agimi kishte veti të larta njerëzore dhe të punës. Përkushtimi për qytetarët e Kosovës dhe veprimtaria e tij politike për ndërtimin e paqes dhe institucioneve demokratike të Kosovës, e bëjnë atë sot të paharrueshëm”, ka thwnw Mustafa.
Kreu i LDK-së shtoi se Agimi ishte personalitet i kompletuar, atdhetar dhe intelektual, në veçanti njeri me shumë respekt dhe një prej personaliteteve kryesore politike në Kosovë.
“Agimi ishte miku im dhe i gjithë qytetarëve. Modestia e tij, përkushtimi për mbrojtjen e interesave të përgjithshme të qytetarëve të Kosovës dhe përkushtimi për mbrojtjen e qëndrimeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e bëjnë atë shëmbëlltyrë për të gjithë ne”.
“Me përkushtimin e tij më të madh i dha Kosovës një veprimtari të pasur dhe la pas një biografi të jashtëzakonshme. Kosova dhe Lidhja Demokratike i janë mirënjohëse për kontributin e tij të madh”, ka shkruar Mustafa./Telegrafi/