E plotësuar– Ka përfunduar takimi i nisur në orën 10:30 në mes presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.
Pas përfundimit të takimit, Mustafa bashkë me nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri janë larguar nga ambientet e presidencës, ndërkaq nuk janë deklaruar para mediave. /Telegrafi/
Mustafa i përgjigjet pozitivisht ftesës së Thaçit, nis takimi
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka ftuar në takime të ndara liderët e partive politike në vend.
Takimin e parë presidenti e ka nisur me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.
Mustafa tashmë ka arritur në ambientet e presidencës ku është pritur nga presidenti Thaçi. Kryetari i LDK-së në këtë takim është shoqëruar nga nënkryetari Lutfi Haziri.
Arsyeja e këtij takimi sipas njoftimit që është bërë nga presidenca, është konsultimi dhe koordinimi për çështje të interesit shtetëror.
Pas Mustafës, presidenti Thaçi pritet të takojë kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli. /Telegrafi/