Site icon Telegrafi

Mustafa për vizitën e Veliut në Zubin Potok: Sinjal pozitiv i bashkëpunimit me komunat tona në veri

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e ka quajtur veprim shumë të mirë, vizitën e djeshme të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut në Zubin Potok.

Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se vizita ishte sinjal pozitiv i bashkëpunimit me komunat tona në veri të vendit.

Postimi i plotë:

Vizita e djeshme e Ministrit të Punë e të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu në Zubin Potok dhe në pikën kufitare, Bërnjak është veprim shumë i mirë dhe sinjal pozitiv i bashkëpunimit me komunat tona në veri të vendit.

Vizita qiti në pah, jo vetëm pritjen normale dhe zyrtare nga nikoqirët, por edhe shumë probleme, ndër ato më elementare, të atyre komunave, për çfare të gjitha institucionet duhet të bëjnë përpjekje për zgjidhjen e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version