Telegrafi

Mustafa për koalicionin me Vetëvendosjen: Qëndrimi ynë është i prerë, nuk heqim dorë nga posti i kryeministrit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është deklaruar pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Mustafa para mediave, ka thënë se në mbledhje nuk është biseduar për koalicione parazgjedhore.

Megjithatë, ai ka thënë se sa i përket koalicionit me Vetëvendosjes, ata do të shohin se cili është interesi i tyre, duke bërë të ditur se nuk heqin dorë nga posti i kryeministrit.

“Nuk do të ngutemi sa i përket koalicionit me Vetëvendosjen, do të shohim se cili është interesi i LDK-së dhe i qytetarëve. Ne kemi pasur takime me kryetarin e VV-së, Albin Kurtin mirëpo nuk kemi diskutuar për ndarje të pozitave. Qëndrimi jonë është i prerë, nuk shkojmë në koalicione duke hequr dorë nga posti i kryeministrit”, tha Mustafa, transmeton Telegrafi.

Mustafa ka theksuar se janë të hapur për të biseduar me të gjithë partitë politike./Telegrafi./