Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është shprehur i pikëlluar me rastin e vdekjes së deputetit Agim Kikaj mbrëmë pas mesnate.
Kryetari i LDK-së tha se Agim Kikaj ishte shembull i sjelljes , komunikimit dhe artikulimit në Kuvendin e Kosovës dhe kudo që ishte.
Ky është postimi i Mustafës në Facebook:
“Të dashur miq,
Me dhembje të thellë mora lajmin për vdekjen e papritur të veprimtarit tonë të shquar të LDK-së, Agim Kika.
Agimi ishte shembull i sjelljes, komunikimit dhe artikulimit, në Kuvendin e Kosovës, në aktivitetet e LDK-së dhe kudo që ishte.
Gjithherë rrezatonte dashuri ndaj njerëzve e thërriste të jemi bashkë.
Ngushëllime familjes Kika; ngushëllime z. Agim Veliu, Kryetar i Komunës së Podujevës dhe i Degës së LDK-së së Podujevës; ngushëllime miqve e bashkëveprimtarëve tanë dhe qytetarëve të Kosovës. E ngushëlloj thellë edhe veten time për humbjen e një njeriu të dashur dhe shumë të respektuar”.