Telegrafi

Mustafa për dënimin e Karaxhiqit: Presim dënimin e atyre që vranë në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se dënimi për krime kundër njerëzimit dhe për gjenocid i kriminelit serb të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, është fitore e drejtësisë mbi krimet e kryera nga Serbia.

“Dënimi me 40 vjet burg nga Tribunali i Hagës, megjithëse i pamjaftueshëm, është tregues se të gjithë organizatorët dhe kryesit e krimeve makabre të organizuara nga regjimi i atëhershëm serb, do të ballafaqohen me drejtësinë. Karaxhiq dhe bashkëpunëtorët e tij në Beograd e kudo gjetkë, nuk mund t’i shpëtojnë gjykimit të botës demokratike për vuajtjet dhe krimet e panumërta që i shkaktuan në këtë rajon. Presim dënimin e të gjithë drejtuesve të makinerisë kriminale të regjimit të Millosheviqit, përfshirë ata që vranë mijëra njerëz në Kosovë, shumë prej të cilëve janë ende të pagjetur”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Dënimi për krime kundër njerëzimit dhe për gjenocid i kriminelit serb të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, është fitore e drejt…

Posted by Isa Mustafa on Thursday, March 24, 2016