Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar të shtunën ndaj koalicionit PDK-AAK-NISMA, duke thënë se PDK është dorëzuar para një partie të vogël.
“PDK e AAK për dy tre ditë paralajmëruan vendimet kapitale për Kosovën. Por, pasi dështoi në maratonë, pas dy vjet e gjysmë, vendimin më të madh PDK e mori pas turit të dëgjimit. Populli i tha dorëzohu se nuk dini me qeverisë dhe u dorëzuan para një partie të vogël. Tani, për koalicionin e karvanit të partive, pason ‘turri’ i votës, i cili bashkërisht do t’ua tregojë vendin. Pastaj kanë kohë të mendojnë, me kokë, sesi merren vendimet e mëdha”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/