Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Kosova është e bekuar me miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se sipas tij, kjo u dëshmua edhe një herë sot, me nënshkrimin e marrëveshjes së negociuar nën drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.
Mustafa falënderoi SHBA-të dhe presidentin Trump për angazhimin e tyre në arritjen e kësaj marrëveshje.
I pari i LDK-së, u shpreh se kryeministri, Avdullah Hoti dhe Qeveria e tij për pak javë arritën ta ribëjnë Kosovën partner të besueshëm të aleatëve tanë strategjikë, SHBA dhe BE.
Postimi i plotë:
Kosova është e bekuar me miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo u dëshmua edhe një herë sot, me nënshkrimin e marrëveshjes së negociuar nën drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.
Si Kryetar i LDK-se, dëshiroj te falënderoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sidomos Presidentin Trump për angazhimin e tij në arritjen e marrëveshjes.
Po ashtu, përgëzoj Kryeministrin Hoti dhe Qeverinë e Kosovës për këtë arritje të madhe në interes të Republikës së Kosovës. Kryeministri dhe Qeveria, me maturi e përkushtim , në pak javë, arritën ta ribëjnë Kosovën partner të besueshëm të aleatëve tanë strategjikë, SHBA dhe BE, prandaj ky Kryeministër dhe Qeveria e tij meritojnë mbështetje në rrugëtimin që kanë nisur.
Faleminderit, President Tramp! /Telegrafi/