Site icon Telegrafi

Mustafa paralajmëron mbledhje të përbashkëta edhe me qeveri të tjera

Ministrat e Kosovës dhe Shqipërisë bëhen bashkë në mbledhjen e radhës që këtë vit mbahet për herë të tretë. Kosova si nikoqire është gati t’i presë mysafirët nga Shqipëria të cilët në këtë takim aq sa është me rëndësi është edhe emocional.

Në një intervistë për RTK-në Kryeministri Isa Mustafa foli për temat që do të diskutohen nesër.

Mustafa tha se takime të tilla synojnë të kenë edhe me qeveritë e vendeve të tjera.

“Do të bëjmë po ashtu edhe një orientim të përbashkët se në cilat tema duhet një prioritet dhe që të përcaktohemi në periudhën e ardhshme. Do të nënshkruhen disa marrëveshje në mes të ministrive të caktuara të cilat lehtësojnë pastaj bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Është një praktikë që ne kemi vënë së bashku dhe mendoj se është një praktikë shumë e mirë të cilën mendojmë më tutje ta zgjerojmë edhe me vendet e tjera”, tha Mustafa.

Exit mobile version