Site icon Telegrafi

Mustafa: PAN-i po luan me Kosovën

Lideri i LDK-së dhe kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, ka thënë se mos mbajtja e seancës si shkak i mungesës së PAN-it, është papërgjegjësi nga ana e tyre.

“Kur u dasht të mbahej seanca, ata thërrasin Kryesinë e partisë. Këto janë lojëra, atë që po bën PAN-i nuk janë lojëra me 120 deputetë, por janë lojëra me Kosovën”, ka thënë Mustafa, në Interaktiv të KTV-së, duke shtuar se është papërgjegjësi totale.

Ai ka thënë se të gjithë deputetët e LDK-së duhet t’i përmbahen politikës së partisë.

“Politika jonë është të mos e votojmë e Veselin”, duke shtuar se kushdo që e përkrah Veselin nuk konsiderohet të jetë vendim i LDK-së.

Për sa i përket votës së Teuta Rugovës e cila u rreshtua përkrah PAN-it, Mustafa thotë se është vendim i saj duke shtuar se ka kontrabandistë jashtë familjes, e që nga kjo punë mendojnë të përfitojnë e të marrin pozita në institucionet e ardhshme, duke mos përmendur emra të përveçëm por duke e pohuar se e ka fjalën për Dardan Gashin e Astrit Haraqinë.

Exit mobile version