Kryeministri Isa Mustafa po tregohet i pafuqishëm në raport me veriun dhe ndërtimin e murit atje.
Sipas analistëve politik, diskursi i kryeministrit në raport me kritikuesit është i nivelit të ultë, që nuk i përket një akademiku.
Mustafa i ka cilësuar si gjela ata që po reagojnë kundër ndërtimit të murit, duke thënë se muri do të rrëzohet nga ligji.
Adrian Çollaku, analist politik, për Tribuna Channel thotë se qëllimi i kryeministrit Mustafa është që të shfajësohet dhe të fajësoj Serbinë dhe strukturat paralele për ndërtimin e murit.