Kryeministri në largim, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka rikujtuar sukseset e qeverisë që ka udhëhequr.
Mustafa ka thënë se “pas 17 vjetësh paqartësie, ofruam zgjidhjen më të mirë për Trepçën”, duke e shpëtuar nga falimentimi, transmeton Telegrafi.
Postimi i Mustafës:
“Pas 17 vjetësh paqartësie, ofruam zgjidhjen më të mirë për Trepçën.
E shpëtuam nga falimentimi, i hapëm perspektivë të fuqishme zhvillimore, i bëmë minatorët bashkëpronarë të Trepçës…
Pa protagonizëm, pa frikë nga sukseset e përbashkëta!”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/