Telegrafi

Mustafa: Nuk shoh arsye që veriu të ketë status të veçantë

“Unë, dhe as LDK-ja, nuk shohim asnjë arsye që një pjesë e vendit të merr një status të veçantë, ngase do të ishte shumë vështirë, që shteti të funksionoj në atë formë”, ka thënë Mustafa.

Ai ka shtuar se akoma nuk ka informata se çfarë çështje të hapura kanë mbet në Bruksel, për të cilat do të zhvillohen bisedimet, mirëpo sipas tij kjo parti do të dalë me qëndrime lidhur me ecuritë varësisht se çfarë në Bruksel është biseduar. /Telegrafi/