Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka vizituar të hënën Mitrovicën dhe është takuar me kryetarin e Mitrovicës Agim Bahtiri.
Kryeministri Mustafa pas takimit tha se zgjedhje të reja nuk do të ketë deri në vitin 2018.
Sipas tij qeveria është stabile dhe se po punon vazhdimisht.
“Zgjedhjet e reja janë në vitin 2018 ndërkaq ato lokalet janë vitin e ardhshëm. Jemi duke punuar me përkushtim në punë të tjera”, ka thënë Mustafa. /Zëri.info/