Site icon Telegrafi

Mustafa: Nuk ka vdekur ideja e bashkimit të Luginës me Kosovën

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafa, ka thënë se pret nga “Qeveria Kurti” që t’i trajtojë me prioritet shqiptarët e Luginës.

Mustafa deklaroi se në dialogun Kosovë-Serbi, duhet gjithësesi të jetë temë diskutimi edhe çështja e shqiptarëve të Luginës.

“Në shqiptarët e Luginës nuk duhet të anashkalohemi në procesin e dialogut. Zgjidhja e problemit mes Kosovës dhe Serbisë do të duhej të nënkuptonte edhe përfshirjen e luginës në këtë proces”, deklaroi Mustafa, në RTK.

Ai tha se nëse bëhet reciprocitet për shqiptarët e Luginës siç kanë serbet në Kosovë, atëherë do të ishte një fitore e madhe.

“Nëse ndodhë kjo, atëherë në Luginë do të kishin kryetar gjykate shqiptar, shef policie. Mbi të gjitha do të ishim pjesë kushtetuese e Republikës së Serbisë”, tha Mustafa.

Megjithatë ai u shpreh skeptik se do të pranojë Serbia që do të ndodhë një gjë e tillë. Mustafa ripërseriti se bashkimi i Luginës me Kosovën do të ishte zgjidhja më e mirë, dhe për këtë, sipas tij, ka ende mundësi.

Ai u shpreh shumë kritik edhe ndaj kryetarit të Preshëvës, Shipërim Arifi, duke thënë se me veprimet e tij duke refuzuar kërkesat e Këshillit Shqiptar, ai po i trajton në mënyrë jo të duhur shqiptarët.

Exit mobile version