Site icon Telegrafi

Mustafa: Nuk ka pasur ndërhyrje politike në PTK, nuk e kam shkatërruar unë Telekomin (Video)

Ish kryeshefi i PTK-së, Agron Mustafa dhe nënkryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar për gjendjen e PTK-së Milaim Zeka në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, debatuan për degradimin e kësaj ndërmarrje publike.

Mustafa tha se nuk mund ta cilësoj si të shkatërruar PTK-në.

Ai mohoi akuzat se në ndërmarrje ka pasur ndërhyrje politike.

Duke iu përgjigjur Milaim Zekës, ai thotë se shifrat flasin se ai nuk është shkatërrues i PTK-së.

Lexo po ashtu Zeka: PTK u shkatërrua nga PDK dhe LDK, shkatërrimtari numër një është Agron Mustafa (Video)

“Rënia në Telekom fillon në vitin 2012. Rënia nga viti në vit është rreth 9%. Në vitin 2013 rënia është rreth 23% kur unë ende nuk kam qenë në PTK. Në vitin 2014 ka rreth 27 milion të hyra më pak se viti paraprak me rreth 23% rënie. Unë kam shkuar në Telekom me 23 shkurt 2015”.

Ish kryeshefi i PTK-së, thotë se më të filluar detyrën ka parë raportet financiare dhe në krahasim me vitin paraprak kishte rënie rreth 25%.

“Në vitin 2015 unë rënien e ula në 15.1 %. Në vitin 2016 rënia u ulë më tej 10.9%. Ndërsa në vitin e fundit të mandatit tim në Telekom rënia vjen në 6.66 %. Pra frytet e punës sime për tri vite u panë në vitin 2018”.

Mustafa thotë se Milaim Zeka i ka shkruar se pret donacion nga PTK, pasi PTK kishte qenë dorëlirë me të tjerët.

“Zeka më tha: Shumë dorëlirë po jeni me të tjerët, por s’ka problem. Shumë sfida kam kaluar në jetë”.

Ish kryeshefi i PTK-së thotë se ai asnjëherë nuk i është përgjigjur dikujt pasi me punën e marketingut ishin marrë departamentet tjera në Telekom./Telegrafi/

Exit mobile version