Kryetari tashmë i ri-zgjedhur i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se nuk do të bëjnë koalicion me PDK-në
Ai këtë deklaratë e dha në daljen e tij të parë para mediave menjëherë pasi u ri-zgjodh kryetari i LDK-së për herën e tretë.
“Nuk bëjmë koalicion me PDK-në”, ka thënë shkurt Mustafa.
Ndryshe, Mustafa është votuar me aklamacion nga 355 delegatët e pranishëm në Kuvendin e sotëm Zgjedhor duke qenë kandidati i vetëm dhe konsensual për të udhëhequr me këtë parti
Kandidati i dytë për kryetar partie nga Komisioni për kandidatura Fatmir Sejdiu, i cili nuk e kaloi këtë prag -me vetëm 78 vota- uroi që votimi të ishte autonom i pandikuar.
Mirëpo, më pas Sejdiu e braktisi sallën e mbledhjes nga ku u ri-zgjodh Mustafa për të partin e kësaj partie.
Kundër këtij votimi, ishte Melihate Termkolli e cila u shpreh e zhgënjyer pas ri-zgjedhjes së Isa Mustafës për kryetar partie.
Ndërsa, Vjosa Osmani kritikoi statusin e LDK-së, ku tha se duhet sa më parë të largohet norma 50%+1, e cila sipas saj është jo demokratike. /Telegrafi/