Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti të mërkurën në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad.
Mustafa e njoftoi ambasadorin Sjaastad për të arriturat në Kosovë si dhe prioritetet e Qeverisë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e avancim të proceseve tjera.
Duke i uruar ambasadorit mirëseardhje dhe sukses gjatë misionit në Kosovë, kryeministri Mustafa shprehu mirënjohje për përkrahjen e Norvegjisë për popullin dhe shtetin e Kosovës, në shumë drejtime.
Kryeministri gjithashtu theksoi përkushtimin për zgjerimin e bashkëpunimit me Norvegjinë, si një partner i rëndësishëm i Kosovës.
Ambasadori Per Strand Sjaastad, shprehu përkrahjen e mëtejme të Norvegjisë për Kosovën, duke theksuar edhe angazhimin e tij për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. /Telegrafi/