Site icon Telegrafi

Mustafa njofton Apostolovën për qëndrimet e LDK-së

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa gjatë ditës së sotme është takuar me përfaqësuesen e posaçme të BE-së dhe Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Në takim është biseduar për situatën politike në Kosovë.

Në komunikatën e bërë nga LDK, thuhet se Mustafa ka njoftuar Apostolova për qëndrimet e LDK-së për proceset në të cilat po kalon Kosova.

Gjithashtu kryetari Mustafa ka falendëruar BE-në për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës në të gjitha proceset shtetformuese.

Tutje në komunikatë thuhet se, Apostolova ka falënderuar  kryetarin Mustafa për mikpritjen dhe ka inkurajuar LDK-në të vazhdojë të ketë rol konstruktiv në zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës.

I pranishëm në takim ishte edhe Arban Abrashi, anëtar i Kryesisë së LDK-së./Telegrafi/

Exit mobile version