Kryeministri i vendit, Isa Mustafa sapo ka filluar takimin me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në Bruksel.
Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari i kryeministrit Sokol Havolli përmes një postimi në Facebook.
Lexoni postimin e plotë:
Sapo ka filluar takimi i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në Bruksel.
Gjatë takimit, do të bisedohet për avancimin e proceseve integruese evropiane të Kosovës, për procesin e liberalizimit të vizave dhe për zhvillimet tjera.
Në takim është e pranishme edhe komisionerja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë / zëvendëspresidente e KE-së, Federica Mogherini.