Site icon Telegrafi

Mustafa ngushëllon për vdekjen e profesor Berishës

Me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit Milaim Berisha, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgoi telegram ngushëllimi ku ngriti lartë kontributin e të ndjerit.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të LDK-së dhe mësimdhënësit shumëvjeçar, Milaim Berisha. Prof. Berisha do të mbetet model i mësimdhënësit punëtor dhe i përkushtuar për të arsimuar gjenerata të tëra.

Lexo po ashtu Profesori i gjimnazit “Ahmet Gashi” në Prishtinë, humb betejën me COVID-19

Në emrin tim personal dhe të LDK-së i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Berisha, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij!”, shkroi Mustafa.

Berisha në zgjedhjet e fundit ishte kandidat i LDK-së për deputet.

Exit mobile version