Telegrafi

Mustafa ngushëlloi familjen Rexhepi pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar familjen Rexhepi, pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi.

Në telegramin e kryeministrit Mustafa thuhet:

“E nderuar Familje Rexhepi,

Me pikëllim të thellë mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe veprimtarit të dalluar Bajram Rexhepi.

Ndjehemi thellësisht të prekur nga kjo humbje e madhe për Ju dhe për tërë Kosovën.

Ish-kryeministri Rexhepi ishte një personalitet dhe veprimtar i shquar i cili dha kontribut të veçantë para, gjatë dhe pas luftës çlirimtare.

Bajram Rexhepi do të mbetet në historinë më të re të Kosovës, si kryeministri i dalë nga zgjedhjet e para të mbajtura pas luftës, si dhe si kryetar i Mitrovicës, duke kontribuar në avancimin e agjendës shtetndërtuese të Kosovës.

E nderuar Familje Rexhepi,

Më lejoni që në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”. /Telegrafi/