Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ngushëlloi familjen Hajdaraj, pas ndarjes nga jeta të veprimtarit politik, Tomë Hajdaraj.
Në telegramin e kryeministrit Mustafa thuhet:
E nderuar Familje Hajdaraj,
Me pikëllim pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit shumëvjeçar politik, bartësit të detyrave të rëndësishme shtetërore, Tomë Hajdaraj.
Gjatë punës së tij si deputet i Kuvendit të Kosovës dhe në pozita të rëndësishme në ekzekutivin e vendit, në periudha të ndryshme, Tomë Hajdaraj dha kontribut të çmuar për vendin tonë.
Tomë Hajdaraj do të përkujtohet përherë për veprimtarinë e tij të devotshme politike dhe kombëtare në shërbim të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.
Në emrin tim personal dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Familjes Hajdaraj si dhe bashkëpunëtorëve e miqve të shumtë të Tomë Hajdarajt anekënd Kosovës.