Site icon Telegrafi

Mustafa: Nga zgjedhjet e rregullta fitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës

Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka dhënë votën e tij në qendrën e votimit në shkollën fillore “Emin Duraku” në Prishtinë.

Mustafa në një prononcim për media ka ftuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të dalin në zgjedhje.

Ai tha se qytetarët janë atë që do të vendosin se kush do të qeverisë Republikën e Kosovës.

“E kreva një obligim qytetar sot. Shpresoj që do ta kryejnë të gjithë qytetarët. Qytetarët vendosin për qeverisjen e vendit në periudhën e ardhshme. Ftoj që zgjedhjet të jenë të rregullta dhe transparente. Nga zgjedhjet e rregullta fitojnë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Lideri i LDK-së, ishte po ashtu i shoqëruar nga bashkëshortja e tij./Telegrafi/

Exit mobile version