Anëtari i Këshillit Gjyqësor, Milazim Mustafa, në Daily Click në TV21 komentoi matjet që besimin e qytetarëve në Gjyqësor e nxorën vetëm 2 për qind, që ai i mohoi, përcjell TV21.
Sipas tij, në matjet e fundit, besimi i qytetarëve në Gjyqësor ka arritur në 25 për qind.
“Askush nuk e di se prej ku është nxjerrë ky besim prej 2 për qind, askush nuk e di kush e ka bërë këtë matje. Në mediat që paraqitej si përqindje e tillë e besimit u përmend edhe besimi në mediat, në parti politike, në qeveri dhe po ta shohim, nëse e komentojmë besimin e Gjyqësorit që ishte komentimi më i ngushtë i besimit, e njëjta përqindje ishte edhe për qeverinë dhe partitë politike, ndoshta më e ulët se 2 për qind ishte për mediat dhe këtu e shohim se askush-askujt nuk i beson në këtë rast. Analizat e fundit që u përmendën, besimi në Gjyqësor del diku mbi 25 për qind”, tha Mustafa.