Telegrafi

Mustafa në Vushtrri: Ju siguroj se nuk do të themelohet komuna e Prelluzhës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa bashkë me një pjesë të ministrave, sot ka vizituar Komunën e Vushtrrisë, ku është pritur nga kryetari i Komunës Bajram Mulaku, raporton portali veriu.info.

Që prej zgjedhjes kryeministër kjo është vizita e parë e kryeministrit Mustafa që viziton pushtetin lokal në Vushtrri.

Ai është shoqëruar nga ministri i financave, Abdullah hoti, ministri i Zhvillimit ekonomik, Blerand Stavileci, ministri i i bujqësisë, Memli Krasniqi, zëvendës ministri Bajram Geci, dhe zëvendësministri i Bujqësisë, Kurtan Kajtazi.

Mustafa ua hoqi dilemat vushtrriasve sa i përket themelimit të komunës së Prelluzhës, duke mohuar kategorikisht një gjë të tillë.

“Diskutuam edhe për përhapjen e fjalëve për themelimin e komunës së Prelluzhës, dhe e sigurova kryetarin Mulaku se ajo nuk do të ndodh, sepse askush nuk e ka mendjen që të themeloj një komunë të tillë”, tha kryeministri Mustafa.