Telegrafi

Mustafa në terren, viziton Pejën dhe bizneset e këtij qyteti

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, do vizitoj sot komunën e Pejës.

Ai, ka disa javë që po takon kryetarët e komunave dhe po viziton bizneset nëpër ato komuna. Të njëjtën gjë do ta bëjë edhe sot.

Në orën 10:30 Mustafa do të takohet me kryetarin Gazmend Muhaxheri. Në 11:15, Mustafa do të vizitojë kompaninë Elkos Group. E më vonë do të vizitojë edhe Devolli Corporation.

Mustafa do të vizitoj edhe kompaninë Top Reklama, Line Group, Çarshinë dhe ArtaTex.

Në njoftimin për media të zyrës së kryeministrit thuhet po ashtu se Isa Mustafa do të vizitoj edhe komunën e Junikut. Do të takohet me kryetarin e saj Agron Kuçi, ndërsa, do vizitoj edhe fermerin më të suksesshëm. /Telegrafi/