Site icon Telegrafi

Mustafa në Shqipëri bashkë me homologët e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Isa Mustafa, ka mbërritur në Shqipëri për takimin jo formal me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim, pos Mustafës dhe Edi Ramës, është edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ai i Malit të Zi, Dushko Markoviq si dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq, njofton Klan Kosova.

Po ashtu në Shqipëri për këtë takim janë edhe komisioneri Johannes Hahn dhe Cyril Muller, zëvendëspresidenti i Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore.

Në këta takim tema kryesore pritët të jenë tregtia, shërbimet, investimet dhe ekonomia digjitale.

Exit mobile version