Telegrafi

Mustafa, në shënimin e 40 vjetorit të Partive Popullore Evropiane

Kryeministri i vendit Isa Mustafa, sot në Luksemburg do të marrë pjesë në shënimin e 40-të vjetorit të Partive Popullore Evropiane (EPP).

Megjithëse ishte paraparë që kryeministri Mustafa, të jetë i pranishëm në disa evenimente që po shënohen brenda vendit, ku pjesë e agjendës ishte dhe Mustafa, ai nuk ishte prezent. E shkak i mungesës së tij, në këto ngjarje ku ishte paraparë të merrte pjesë, është udhëtimi i tij në Bruksel, për të qenë i pranishëm në 40 vjetorin e EPP-së.

Megjithëse në media u tha se shkak i mungesës së tij, ishte një udhëtim i papritur, nga Zyra e Kryeministrit të vendit thuhet se këtu nuk ka asgjë të papritur pasi që pjesëmarrja e Mustafës në shënimin e 40 vjetorit të EPP-së, është ditur kohë më parë.