Site icon Telegrafi

Mustafa në komunikim me një qytetar: Liria e lëvizjes, peng i demarkacionit (Foto)

Një qytetar me emrin Egzon Ahmeti, ka komentuar në shkrimin e kryeministrit Isa Mustafa me rastin e ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, duke thënë – ndër të tjera – se e drejtë themelore e njeriut është edhe lëvizja e lirë.

“Ne nuk e kemi atë, për arsye se ju, të cilëve ju kemi votuar, nuk mendoni për ne, por vetëm për veten tuaj”, ka thënë ai, duke folur dhe për nivelin e arsimit dhe studentët në Kosovë.

Pas këtij komenti, Mustafa ka thënë se lidhur me lëvizjen e lirë janë plotësuar të gjitha kriteret, përveç demarkacionit.

“I nderuar Egzon,

Nuk ka dyshim se liria e lëvizjes është e drejtë themelore e njeriut. Lirinë e lëvizjes nuk e kemi sepse nga të gjitha kushtet, vetëm demarkacioni nuk është kryer. Të them të drejtën, gjatë gjithë vitit të kaluar, ka pasur intensitet të jashtëzakonshëm në plotësimin e të gjitha kritereve dhe kemi pasur sukses në të gjitha, përveç njërës, demarkacionit. Ende mbaj shpresë se do ta arrijmë.

Sa i përket arsimit, mirë që janë mijëra studentë e shumë të rinj në vendin tonë. Mirë që synojnë të studiojnë shumë dhe është fakt se kemi studentë të mrekullueshëm, të cilët në asnjë rast nuk po ngecin nga kolegët e tyre në studimet jashtë vendit.

Po punojmë në ekonomi aq shumë sa për të adresuar këtë problematikë, punësimin e të rinjve. Disa suksese konkrete janë arritur në vitin 2015. Suksese edhe më të mëdha në vitin 2016, e sigurisht edhe më shumë do të ketë në 2017 dhe 2018.

Nga përvoja, ju them me bindje të plotë se së bashku mund t’i arrijmë të gjitha objektivat tona. Përshëndetje!” (sic.), shkruan Mustafa. /Telegrafi/

Exit mobile version