Telegrafi

Mustafa: Ne e bëjmë punën tonë, opozita le ta bëjë të vetën

Kryeministri Isa Mustafa është pyetur edhe sot në lidhje me kërkesat e tri partive opozitare, sa i përket anulimit të marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi.

Mustafa kësaj radhe nuk i bëri ftesë opozitës për të dialoguar, e as nuk tha që do të heq dorë nga këto marrëveshje.

Ai, tha se Qeveria është duke bërë punë të mirë. Ndërsa, për opozitën tha se le ta bëjë punën e vet.

“Ne po mundohemi të zgjedhim problemet. Po bëjmë punë të mirë dhe po bëjmë punën tonë. Opozita le të bëjë punën e tyre”, ka thënë Mustafa.

Këto deklarata ai i dha gjatë një vizite që pati në komunën e Obiliqit, ku bashkë me kryetarin e kësaj komune Xhafer Gashin, kanë folur për problemet që ka kjo komunë. /KP/