Me rastin e vdekjes së Presidentit të 41-të të SHBA-ve George H.W. Bush, kryetari i LDK-së Isa Mustafa, k thënë se “Bush ishte gjithashtu mik i madh i vendit dhe popullit tonë, mungesën e të cilit do ta ndiejmë shumë”.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut të popullit të Kosovës, Presidentit të SHBA-ve, George H.W. Bush. Ndarja nga jeta e George H.W. Bush është humbje e madhe për Kosovën.
Bush ishte një prej figurave më të njohura në arenën ndërkombëtare dhe politike i cili dha kontribut të madh që popujt e botës të jetojnë në paqe.
Bush ishte gjithashtu mik i madh i vendit dhe popullit tonë, mungesën e të cilit do ta ndiejmë shumë”, ka shkruar Mustafa.
“Bush do të përkujtohet gjithmonë nga Kosova dhe qytetarët e saj, veçanërisht për paralajmërimin e tij ndaj Serbisë në vitin 1992 se ‘në rast të konfliktit në Kosovë, të shkaktuar nga veprimet e Serbisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë të gatshme të përdorin forcën ushtarake kundër serbëve në Kosovë e Serbi.’
Këtë dashuri ndaj Kosovës e trashëgoi edhe te Presidenti i 43-të i SHBA-ve George W. Bush, gjatë mandatit të së cilit edhe u shpall pavarësia e Kosovës.
Zoti e bekoftë shpirtin e Presidentit George H.W. Bush”, ka thënë kryetari Mustafa në telegramin e ngushëllimit.