Anëtari i skuadrës mitrovicase e pranon se ekipi i tij nuk po kalon momentet më të mira këtë edicion pasi i ka kapluar një krizë e rezultateve.
Në një prononcim për Telegrafin, Mustafa thotë se ndaj Hajvalisë do ta mbarojnë rezultatet negative për 89-shin.
“Besoj që do të jetë një ndeshje e vështirë, sikurse të gjitha ndeshjet këtë kampionat. Jemi paksa në krizë, por besoj që pikërisht kundër Hajvalisë do të mbaroj kjo krizë e skuadrës”, deklaroi Mustafa për Telegrafin..
“Hajvalia ka skuadër të mirë që luan futboll të bukur, sikurse ne dhe pres një lojë të hapur nga të dy skuadrat. Na duhen pikët në këtë fund që të jemi sa më afër me kreun”, ka thënë Mustafa. /Telegrafi/