Site icon Telegrafi

Mustafa: Pavarësisht epilogut të mocionit, ne do të dalim fitues

E plotësuar: Kryeministri Isa Mustafa pak para përfundimit të fjalës së tij, u shpreh i bindur se sot do të dal fitues pamarre parasysh epilogun e mocionit.

Mustafa ka falënderuar bashkëpunëtorët e tij, duke thënë se në kabinetin e tij qeveritar nuk ka pasur njerëz të korruptuar e as kriminel.

“Unë mburrem me njerëzit që kam punuar, nuk janë kriminel nuk janë banditë. Neve na kanë gjuajtur me vezë, me gurë e me molotov sepse ne nuk kemi banda që na mbrojnë. Ne do të dalim fitues, jemi të suksesshëm jemi të pasur dhe jemi të drejtë pa marr parasysh epilogun e këtij mocioni”, ka thënë Mustafa./Telegrafi/

———————————

Mustafa: Mocioni pamflet politik, po tentohet që kësaj qeverie t’i mveshen keqpërdorimet e qeverive të kaluara

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka thënë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se mocioni i mosbesimit, është një pamflet politik pa asnjë bazë argumentuese.

“Është një tendencë që keqpërdorimet të cilat janë krijuar nga qeveritë e kaluara ti mveshen kësaj qeverie. Kjo sjellje është e papranueshme. Përmes mocionit po tentohet destabilizimi i vendit dhe krijimi i vakuumit institucional e po ashtu fshehja e aferave të dëmshme politike”, ka thënë Mustafa, raporton Telegrafi.

Mustafa ka shtuar se kjo qeveri ka pasur suksese të mëdha si në fushën ekonomike ashtu edhe në sferat tjera.

Kryeministri ka përmendur edhe rritjen e buxhetit për 400 milionë euro, arritjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar etj./Telegrafi/

Exit mobile version