Site icon Telegrafi

Mustafa ministrave: Nesër në seancë për buxhetin

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, i ka ftuar të gjithë ministrat që nesër ( e enjte) të jenë në seancën e Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet në lexim të dytë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2015.

Në mbledhjen e kabinetit qeveritar, Mustafa tha se secili ministër duhet të jetë i pranishëm në mënyrë që t’iu përgjigjet secilës kërkesë të deputetëve për arsyetimin e asaj çfarë është në buxhet.

Kreu i ekzekutivit Isa Mustafa tha se është mirë që Komisioni për Buxhet dhe Financa nuk ka propozuar amendamente të cilat e ndryshojnë strukturën e buxhetit dhe pastaj e nxjerrin nevojën që të rikonsiderohet edhe një herë.

“Dëshiroj të nënvizoj që është e domosdoshme që të jenë ministrat nesër në Kuvend për këtë pikë sepse mund të shtrohen kërkesa dhe të bëhet debat në Kuvend dhe të shtrohen kërkesa të ndryshme që i përkasin ministrive të ndryshime për të cilat pastaj duhet çdo ministër veç e veç ta marr rolin aktiv në arsyetimin e asaj çfarë është në buxhet. Ne gjithë jemi koshientë lidhur me kapacitetet e buxhetit dhe lidhur me mundësitë që kemi pasur tek ky ndryshim dhe plotësim i buxhetit”, tha Mustafa. /Telegrafi/

Exit mobile version