Site icon Telegrafi

Mustafa: Mijëra të rinj i dhanë vulën e fitores koalicionit LDK-AKR-Alternativa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se koalicioni LDK-AKR-Alternativa, gëzon përkrahjen e të gjitha shtresave të shoqërisë.

Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky koalicion është opsioni vetëm që garanton të ardhme të ndritur për të rinjtë sot dhe brezat e ardhshëm.

Postimi i plotë:

Entuziazëm i jashtëzakonshëm i të rinjve në takimin e organizuar sot nga Forumi Rinor i LDK-së me kandidatin për Kryeministër të Koalicionit LDK, AKR, Alternativa…, Dr. Avdullah Hoti.
Mijëra të rinj, me praninë dhe përkrahjen e dëshmuar, i dhanë vulën fitores së Koalicionit të shpresës dhe shkëputjes përfundimtare nga e kaluara.
Koalicioni LDK, AKR, Alternativa… , me kandidatin për Kryeministër Dr. Avdullah Hotin, gëzon përkrahjen e të gjitha shtresave të shoqërisë duke qenë opsioni i vetëm që garanton të ardhme të ndritur për të rinjtë sot dhe brezat e ardhshëm.

Exit mobile version