Site icon Telegrafi

Mustafa merr përkrahje nga menaxhmenti i lartë i BERZH-it

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, të mërkurën ka vizituar Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Londër, ku është takuar edhe Presidentin e Bankës, Sir Suma Chakrabati.

Mustafa i cili ishte i shoqëruar me ministrat e kabinetit të tij, atë të Financave Avdullah Hotin dhe atë të Bujqësisë Memli Krasniqin, ka diskutuar me menaxhmentin e lartë të BERZH për aktivitetet e kësaj Banke në Kosovë.

Gjatë ditës së sotme, Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa vizitoi Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Londër ku pati një takim me Presidentin e Bankës, Sir Suma Chakrabarti. Të pranishëm ishin edhe anëtarët e Qeverisë së Kosovës, ministrat Avdullah Hoti dhe Memli Krasniqi, dhe menaxhmenti i lartë i BERZH, ku me ç`rast diskutuan aktivitetet e Bankës në vend.

“BERZH-i është duke mbështetur zhvillimin ekonomik të Kosovës, si dhe zbatimin e shumë projekteve. Sot, ne kemi marrë mbështetje konkrete nga Presidenti Chakrabarti për projekte të cilat janë të parapara në prioritetet e Qeverisë së Kosovës dhe do të kenë ndikim në përmirësimin e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik dhe avancimin e cilësisë së jetës së njerëzve”, ka thënë Mustafa.

Kosova është bërë pjesëtare e BERZH si dhe vend i operacioneve në dhjetor të vitit 2012. Deri më tani, BERZH ka investuar në 50 projekte në Kosovë, që arrijnë një shumë prej më tepër se 200 milionë euro.

Exit mobile version