Site icon Telegrafi

Mustafa: Mediat kontribuan në çlirimin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar punonjësit e mediave për Ditën Botërore të Lirisë së Mediave.

Sipas Mustafës mediat kanë dhënë kontribut të pazëvendësueshëm në çlirimin e Kosovës, arritjen e pavarësisë, ndërtimin e shtetit dhe fuqizimin e shtetësisë.

Postimi i plotë:

Të gjithë punonjësve të mediave, gazetareve dhe gazetarëve të Kosovës, Urime 3 Maji, Dita Botërore e Lirisë së Mediave!

Mediat dhanë kontribut të pazëvendësueshëm në çlirimin e Kosovës, arritjen e pavarësisë, ndërtimin e shtetit dhe fuqizmin e shtetësisë.

Mediat e lira dhe profesionale janë sot partner i zhvillimit ekonomik, proceseve integruese euroatlantike dhe fuqizimit të shtetit të së drejtës e luftës kundër dukurive negative.

Avancimi i vazhdueshëm i pavarësisë së mediave u konfirmua së fundi edhe nga Freedom House dhe shumë mekanizma të tjerë kredibil ndërkombëtarë.

Urime!

Exit mobile version