Site icon Telegrafi

Mustafa: Me prokurimin elektronik kursehet para publike

Faza e parë e platformës së prokurimit elektronik Go Alive rritë efikasitetin që lidhet me financimin e parasë publike. Kështu tha sot kryeministri i Kosovës Isa Mustafa duke folur në inaugurimin e këtij pilot projekti.

Përmes prokurimit publik, sipas kryeministrit Mustafa synohet që të rritet transparenca, puna më efektive dhe që ky pilot projekt të mos mbetet i tillë. Mustafa tha se në pjesën e dytë të vitit ky projekt të përfshijë të gjitha agjencionet e institucionet publike. Mustafa theksoi se përmes prokurimit publik elektronik do të kursehet paraja publike.

Ndërsa kryetari i Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik Safet Hoxha tha se vitin e kaluar janë shënuar disa arritje në prokurimin publik për çka është krenar.

Sipas tij me këtë platformë janë eliminuar zbrazëtitë ligjore, dhe në bazë të këtyre veprimeve është arritur të ketë transparence më të madhe në këtë fushë kaq të rëndësishme siç është prokurimi.

Ky pilot projekt për gjashtë muaj do të testojë tregun kosovar. Kalimi nga forma tradicionale në atë elektronike paraqet një projekt ambicioz dhe i sofistikuar. Në këtë platformë do të kuptohen proceset e tenderimit dhe gjithçka tjetër që ka të bëj me fushën e prokurimit. /Telegrafi/

Exit mobile version