Kryeministri në largim, Isa Mustafa, vazhdon të numërojë sukseset e arritura gjatë qeverisjes së tij.
Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se gjatë mandatit të tij është nënshkruar dhe po zbatohet Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, transmeton Telegrafi.
Postimi i Mustafës:
“Nënshkruam dhe po e zbatojmë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit,
Morëm Kodin Telefonik Shtetëror +383,
Ndalëm trenin provokues,
Rrëzuam murin jolegal…”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/